Vendosni fjalën kyçe....

Mbretëria e Bashkuar: Kemi gjetur 30 raste të mpiksjes së gjakut pas vaksinës së Astra Zenecës


Mbretëria e Bashkuar thotë se ka regjistruar 30 raste të mpiksjes së rrallë të gjakut tek njerëzit që kanë bërë vaksinën e kompanisë AstraZeneca kundër Covid-19.

Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor (MHRA) thotë se rreziku për të pasur këtë lloj mpiksje është “shumë i vogël”. E megjithatë 30 raste janë shënuar në vend, sikurse raporton BBC.

Rastet në Mbretërinë e Bashkuar ishin nga më shumë se 18 milion doza të kësaj vaksina, që janë kryer deri më 24 Mars.

Frika nga mpiksjet e gjakut që janë raportuar në muajin e fundit, ka bërë që vende si Holanda, Gjermania, Franca dhe Kanadaja të kufizojnë përdorimin e kësaj vaksine.

Por kompania farmaceutike AstraZeneca thotë se përfitimet e vaksinës së saj i tejkalojnë rreziqet në mënyrë të konsiderueshme.

MHRA, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) gjithashtu kanë thënë se përfitimet e marrjes së vaksinës tejkalojnë çdo rrezik të saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *