Vendosni fjalën kyçe....

“Lukuni, kope” – Spaho kërkon përjashtimin e Spiropalit nga seanca por merr vetë kritika pse foli


Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka kërkuar përjashtimin nga seanca plenare të Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Kjo pasi ajo i quajti deputetët e opozitës “lukuni dhe kope”.

Spaho kërkoi që të gjithë të trajtohen në mënyrë të barabartë në Kuvend, duke kujtuar se edhe ai u përjashtua para disa seancash.

 “Rregullorja është 1 për të gjitha palët dhe dihet të zbatohet në mënyrë korrekte, unë u përjashtova se përdora termin bastard. Ministrja duhet të përjashtohet se përdori termin kope, lukuni. Ju propozoj të mblidhni komisionin e etikës dhe të marrin vendim për të përjashtuar ministren, jemi të gjithë të barabartë.”– deklaroi Spaho.

Por ministres Spiropali i doli në mbrojtje zv/kryeministri Arben Ahmetaj. Ai tha se opozita s’duhet të mërzitet për fjalën “lukuni”, pasi në në Parlament janë sharë me njëri-tjetrin më lloj lloj fjalësh. Madje kërkoi marrje mase për Spahon nëse ai vijonte të fliste përsëri nga vendi.

“Këtu janë thënë çudira dhe nuk jemi ngritur ndonjëherë, tha lukuni, se ka fjalën fare për ju. Qetësohuni që të vazhdojë pjesa tjetër, këtu çfarë nuk është thënë, jemi sharë me njëri-tjetrin nga të gjitha anët, tani u mërzitët për lukuni. Kot tani, ju lutem kryetare nëse vazhdon të flasë nga vendi merrni masë.”-tha Ahmetaj.