Vendosni fjalën kyçe....

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet sot në 14:30, pritet caktimi i seancës për zgjedhjen e Presidentit


Pasditen e sotme Kryesia e Kuvendit të Kosovës, do të mblidhet për të caktuar mbajtjen e seancës për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Takimi do të mbahet me shefat e grupeve parlamentare dhe nënkryetarët e Kuvendit.

Lajmin e ka konfirmuar për T7 shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza.

“Po, kemi marrë ftesë pa rend dite për ora 14 e 30.”– ka thënë Hamza, citon gazeta Express.

Kujtojmë se dy kandidatët për postin e presidentit, janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta.

Që të dy këta kandidatë ishin pjesë e Listës së zonjës Osmanit, e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit ka garuar në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kujtojmë se në seancën e jashtëzakonshme të thirrur mbrëmë ka dështuar të kalojë Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet.

Pas kësaj dhe pas presionit publik, kryeministri Albin Kurti është tërhequr. Këtë e konfirmoi ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca, pas një takimi të mbajtur sot me Kurtin dhe Osmanin.

Ata thonë se nuk do bëhen më veprime pa u konsultuar me opozitën sa i përket ndryshimit për Ligjin e Zgjedhjeve të Përgjithshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *