Vendosni fjalën kyçe....

U kap me drogë me vlerë 500 mijë euro, arrestohet shqiptari në Itali


Një 26-vjeçar shqiptarë është arrestuar nga policia italiane e ditën e sotme, i akuzuar për posedim të lëndëve narkotike.

Sipas mediave italiane, 26-vjeçari nga Durrësi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u arrestua në San Salvo, pasi policia i gjeti tre kile e gjysmë kokainë, të fshehur në një “xhep” të krijuar në sedilen e pasme të makinës tip “Benz”.

Nëse kokaina do të hidhje në treg, vlera e saj do të ishte rreth 500 mijë euro. Veç shqiptarit, në prangat e policisë ra edhe një 30-vjeçar italian, shok i shqiptarit i cili ishte parë me të, në të njëjtën makinë ku u gjet lënda narkotike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *