Vendosni fjalën kyçe....

Përfshihet nga flakët mobilieria në Fushë-Krujë, 300 milionë lekë dëme


Përfshihet nga flakët një mobilieri në Nikël të Fushë-Krujë. Incidenti ka ndodhur pak para mesnate, kur sipas të dhënave paraprake të policisë, ka dyshime se zjarri është shkaktuar nga një kabull elektrik në sahatin e dritave.

Kjo ka bërë që më pas flakët të përhapen në të gjithë mobilierinë.

“Më datë 31.03.2021, rreth orës 23:30, në Nikël, Krujë, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në mobilierinë e shtetases F. K., e për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas “Balkanweb”, mobilieria që ndodhet në pronësi të Ferite Kallmetit, ka pësuar një dëm prej rreth 300 milionë lekësh të vjetra.

Nga zjarri u arrit të shpëtohej nga zjarrfikësit një pjesë e mobilierisë si dhe punishtja ngjitur.