Vendosni fjalën kyçe....

Piloti rus e nis keq sezonin në Formula 1, pasi përplaset me bordurën e tallin në rrjet (Video)


Piloti rus Nikita Mazepin e ka nisur mjaft keq sezonin në Formula 1, duke goditur një pengesë në një përplasje në fund të garës në Çmimin e Bahreinit para se të bëhej objekt i talljes në internet.

Mazepin u tërbua nga përplasja e hershme në hapjen e sezonit. Duke bërë debutimin e tij në kampionat, 22-vjeçari doli nga gara pas vetëm tre xhirove të para.

“Shumë e thjeshtë, kam bërë një gabim.” – tha ai më pas, duke shtuar se gomat ishin të ftohta.

“Është plotësisht gabimi im. Më vjen shumë keq për ekipin sepse ata meritojnë shumë më mirë se kaq. Unë jam shumë i zemëruar me veten time dhe më vjen keq për ekipin.” – shtoi Mazepin pas garës. Pilori rus garon për skuderinë amerikane Haas F1 Team këtë sezon.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *