Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i PD-së: Te Unaza e Re po hidhet asfalt elektoral ilegalisht për vota, SPAK të ndërhyjë


Partia Demokratike ka akuzuar se prej 2 javësh, në një rrugë në Unazën e Re po hidhet asfalt elektoral ilegalisht, pa patur asnjë projekt dhe se punimet po i bëjnë natën.

Në një deklaratë për mediet nga rruga “Milto Sotir Gurra” në Unazën e Re, kandidati për deputet i PD-së Belind Këlliçi i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme SPAK dhe Prokurorisë së Tiranës, të nisin hetimet për këtë “krim elektoral” që po bëhet sipas tij.

“Prej 2 javësh, në rr. ‘Milto Sotir Gurra’ në Unazën e Re, po hidhet asfalt elektoral. Punimet i bëjnë natën.

Nuk ka asnjë tabelë që informon banorët e lagjes për këto punime. Nuk ka asnjë kontratë, asnjë tender, se nuk pret puna. Duan t’u hedhin hi syve banorëve me një shtresë asfalti që për punë muajsh do çahet si petë byreku.

Me të më njoftuar banorët për këtë maskaradë fushate, telefonova policinë dy herë që të vinin në vendngjarje. Askush nuk erdhi.

I bëj thirrje Prokurorisë së Posaçme SPAK dhe Prokurorisë së Tiranës, të nisin hetimet për këtë krim elektoral që bëhet natën hajdutërisht.”– deklaroi Këlliçi.

Mes të tjerash ai i bëri thirrje edhe vëzhguesve të OSBE-ODIHR si dhe ambasadorëve të huaj në vendin tonë, që të veprojnë kundër këtij modeli abuzimi për qëllime elektorale.

“Kërkoj vëmendjen e Prezencës së OSBE-së dhe misionit vëzhgues ODIHR në Shqipëri, dhe të ambasadave të shteteve mike, të veprojnë për të ndaluar këtë model abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë për qëllime elektorale.

Dëshpërimi juaj për pushtet nuk është asgjë krahasuar me dëshpërimin ekonomik të qytetarëve që kanë pritur 8 vjet për të parë punët tuaja. Po shtroni rrugën drejt burgut.”– shton Këlliçi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *