Vendosni fjalën kyçe....

Nis montimi i çadrave të mëdha në Sheshin Skënderbej, Manastirliu: Nesër nis vaksinimi masiv


Ministrja e Shëndetësisë ka njoftuar se nesër do nisë vaksinimi masiv i popullatës.

Manastirliu theksoi se për këtë qëllim do ngrihen dy çadra të mëdha në Sheshin Skënderbej’ me 10 pikë regjistrimi që do mundësojnë një vaksinimin sa më të shpejtë të popullsisë.

Po kështu, ajo tha se vaksinat janë shpërndarë gjithandej në Shqipëri e se ky proces masiv vaksinimi do kryhet nëpërmjet mjekut të familjes.

“Nesër nis vaksinimi masiv. Po montohen çadrat e mëdha në shesh. Kemi bërë shpërndarjen e vaksinave kudo në Shqipëri, do të kryejmë procesin e vaksinimit nëpërmjet mjekut të familjes, ai do të njoftojë për vendin, datën, orën e vaksinën. 2 ambiente, 2 çadra, do të jenë të ndara me dhomëza, 10 pika të regjistrimit, duke mundësuar një regjistrim të shpejtë, do të punojmë gjithë natën që ta bëjmë gjithë punën për vendosjen e materialeve, do të jenë edhe ambientet e ruajtjes së vaksinave dhe ekipi i vaksinatorëve është i trajnuar, nga nesër do të kemi në mbështetje edhe mjekë dhe infermierë të Forcave të Armatosura, që do jenë në ndihmë të ekipeve që do vaksinojnë.” – tha Manastirliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *