Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Astirit në protestë, Basha: Agai i Surrelit qëndron pas kësaj aferre


Banorët e Astirit kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme. Banorët janë në ditën e tyre të 68 të protestës.  Banorët edhe sot kërkojnë anullimin e projektit të Unazës së Re pasi sipas tyre është korruptiv. ” Rama ik” është një nga thirrjet e banorëve. 

Bashkë me banorët në protestë është edhe kreu i PD-së Lulzim Basha.

“Kjo është një aferrë e pastër korruptive dhe kjo ishte firmosur nga Erion Veliaj dhe si përfundim këto toka duam t’ua japin trafikantëve të drogës. Nuk rrëzohet qytetari kur kërkon të drejtat e tij. Kush ka fuqi t’i bëjë këto? Kush e ka fuqinë të bëjë gjithë këto dallavere? Autori,  përfituesi që qëndron pas kësaj aferre është Edi Rama”, u shpreh kreu i PD-së Basha.