Vendosni fjalën kyçe....

Shefi i zjarrfikësve të Rinasit: Kemi ardhur vullnetarisht, temperaturat brenda shkojnë në 980 gradë


Një nga përfaqësuesit e ekipit të zjarrfikësve të Aeroportit të Rinasit, që po ndihmojnë në shuarjen e zjarrit që ka rënë në një magazinë në afërsi të kthesës së Kamzës në Tiranë, ka treguar se ata po punojnë në mënyrë vullnetare.

Adem Statovci, tha se ekipi prej 16 zjarrfikësish që ka mbërritur nga aeroporti i Rinasit ka mundësuar që futja e zjarrfikësve brenda të bëhet pa pasur nevojë për bombola në shpinë, por me oksigjen të lëvizshëm. Po ashtu ata kanë matur temperaturën që në ambientet e brendshme të magazinës shkon në 980 gradë.

 “Jemi t’u bo gjithçka është e mundur për me dhënë ndihmën tonë, kemi ardhur diku te 16 çuna bashkë me paisje të specializuara nga aeroporti për të ndihmuar. Ne jemi informuar faktikisht prej mediave, sepse nuk na ka thirrur kurrkush.

Ne kemi ardhur me grup të specializuar, me mjetet që kemi ardhur këtu, nuk kemi interferue me veprimet e aeroportit me ata që nuk janë në detyrë, kemi ardhur vullnetarisht për me dhënë ndihmën tonë.

Paisja që kemi mundësuar ne është ajo që mundëson frymëmarrjen e vazhdueshme, pa cilindra në shpinë. Ajo bën të mundun që zjarrfikësat me pas duart e lira për me fik zjarrin, pa pasur peshë në shpinë. Në krahasim me dje situata sot është shumë më e mirë, Fuqia e zjarrit ka rënë në orët e vona, ne kemi qenë këtu deri në orën 12 të mbrëmjes.

Shumë materiale të ndezshme që kanë ekzistue në atë hapësirë, e vogël për atë material, ka qenë e tejmbushur me material, dhe qasja te zjarri është shumë e vështirë. Të gjitha materialet, të gjitha raftet e kanë bërë më të vështirë fikjen e zjarrit.

Nuk kemi hyrë ende te zjarri në brendësi, besoj që brenda ditës së sotme, do të përfundojë fikja e zjarrit.

Në krahasim me dje kemi vatra më të vogla, po ende është me rrezik për zjarrfikësit.”– u shpreh Statovci.

Përsa i përket kërkimeve të 33-vjeçarit, Statovci tregon se situata është problematike. Ai ka treguar se kanë bërë një matje të temperaturave nga afër, që sipas tij shkojnë në 980 gradë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *