Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Rama po vjedh 40 milionë euro, Arta Marku hesht


Kreu i opozitës Lulzim Basha i pranishëm në protestën e banorëve të Unazës së re, ka akuzuar Kryeministrin Edi Ramën si hajduti i 40 milionë eurove, ndërsa është shprehur se kryeprokurorja hesht përpara këtij skandali.

Basha u shpreh se media zbuloi se si me dokumente të falsifikuara Edi Rama me shokë kërkon të vjedhje paratë e shqiptarëve, po Arta Marku hesht.

“Investigimi i medias dhe autoriteteve amerikane provuan falsifikimin e dokumenteve për projektin 40 milionësh. Arta Marku mbron këtë aferë korruptive.

Edi Rama është ulur këmbëkryq me Salillarin, Viktoria Invest dhe Biba X për të ndarë miliona euro.

Por prokuroria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të marrë në pyetjet pronarët e kompanive.

Kush e ka fuqinë politike në vend, që një aferë korruptive ku përfshihet ARRSh më të besuarin e Ramës, Afrim Qendro, APP, policia, policia bashkiake, ministrinë e Infrastrukturës, të Financave, Bashkinë e Tiranës?

Të gjithë e dinë se përgjigja është se mbrapa këtij projekti korruptiv 40 milionë eurosh është Edi Rama”-deklaroi Basha para banorëve të Unazës së Re.