Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Hyrja në BE, misioni ynë hyjnor


Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi në fjalën e tij hapëse të fushatës se kur të zgjidhet kryeministër misioni i tij hyjnor do të jetë anëtarësimin i plotë në BE dhe të lënë pas 8 vitet e fundit që kanë qenë hapa pas dhe ngecjen për vendin. Basha kërkoi mbështetjen e të rinjve për të sjellë ndryshimin.

Të rinj dhe të reja, lulja dhe energjia e kombit tonë, mbushini zemrat me shpresë, bashkohuni me në për të ndryshuar këtë vend dhe për ta bërë atë si gjithë Evropa. Rinia shqiptare çdo gjë e mirë që i ka ndodhur këtij vendi mban vulën tuaj, ka fytyrën tuaj dhe këtë herë vendi ka nevojë për ju. Ndryshimi kërkon mbështetjen tuaj që jeni futur në këtë shesh dhe anë e mbanë Shqipërisë. Sot Shqipëria është falë nesh anëtare e NATOS. Mbani mend kur të gjithë thonin se nuk mund të arrihej marrëveshja për lëvizjen e lirë pa viza, por në caktuam një pikësynim dhe punuam fort dhe ja dolëm. Sot vij para jush për të shpallur një tjetër synim, një mision që i përgjigjët dëshirës së çdo shqiptari. Kur të më zgjidhni kryeministër misioni hyjnor është futja e Shqipërisë në BE. Që Shqipëria të jetë e fortë dhe e përparuar na duhet të lëmë pas 8 vite ngecje dhe hapa pas dhe 8 vite larg Evropës dhe të nisim marshimin tonë të pandalshëm deri në anëtarësimin e plotë të kombit tonë në familjen tonë evropaine“- tha Basha


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *