Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset minatori në Bulqizë, sillet me helikopter në Tiranë


Një minator është plagosur në minierën e Bulqizës.

I aksidentuar ka mbetur 31-vjeçari Edison Beka i cili është goditur nga një masiv gurësh.

Beka është sjellë me helikopter në Spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar.

Njoftimi

“Me datë 24.03.2021, rreth orës 11.05,  në një galeri kromi në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është dëmtuar shtetasi E. B., 31 vjeç,  banues në Bulqizë,  i cili është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës. Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje,  po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *