Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Durrës, plagoset një person


Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës.

Ngjarja është regjistruar në zonën e stacionit të Trenit të qytetit bregdetar.

Nga të shtënat është plagosur një i ri me inicile A.T.

Shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt i çastit.

Më datë 22.03.2021, rreth orës 19:20, në lagjen nr.4, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është plagosur në dorë me armë zjarri shtetasi A. T., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit, shtetasit E.B. Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës janë shoqëruar disa persona”, thotë policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *