Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit përplasen me policët në Britani, tubohen kundër ligjit drakonian të policisë (Video)


Qindra persona dolën në Bristol për të protestuar kundër një projektligji që do të zgjeronte në mënyrë dramatike kompetencat e policisë në Britani.

Protesta degjeneroi shpejt në përplasje mes qytetarëve e policisë. Dhoma e Komuneve miratoi një projektligj të diskutueshëm policor javën e kaluar i cili, përveç parashikimit të dënimeve më të ashpra për krimin e rëndë, përcakton dënime me burg deri në 10 vjet për këdo që shkakton ‘bezdi ose shqetësim serioz’ në publik – një dispozitë që aktivistët thonë se do të të përdoret për të goditur protestat paqësore.

Pas protestave mbarëkombëtare kundër projektligjit të shtunën, qindra njerëz u mblodhën përsëri në Bristol të dielën, duke u mbledhur në College Green përpara se të marshonin në një stacion policor aty pranë. Demonstruesit spërkatën një furgon policie me mbishkrime në një moment, përpara se të përpiqeshin të përmbysnin automjetin. Furgoni më vonë u dogj nga protestuesit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *