Vendosni fjalën kyçe....

Dua Lipa sulmohet nga fansat në Meksikë, truprojat i ndalojnë (VIDEO)


Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, ka kaluar një moment aspak të këndshëm në Meksikë, ku është sulmuar nga disa fansa.

“Daily Mail” shkruan se një fans ka tentuar ta sulmojë atë, por truprojat e këngëtares e kanë ndalur.

Në videot që kanë qarkulluar online, Dua shihet duke kaluar në mes të një turme, ku një person shfaqet dhe përpiqet ta sulmojë. Edhe pse truprojat e ndalojnë, të tjerë nga turma tentojnë t’i afrohen këngëtares.

Gazeta shkruan se Dua nuk është lënduar nga ky incident.

Sipas tabloidit britanik, arsyeja pse Dua ndodhet në Meksikë është se do të marrë pjesë në fotosesione për kompaninë Yves Saint Laurent.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *