Vendosni fjalën kyçe....

1266 viktima nga Covid-19 në Itali, 17.660 të prekur e 1328 persona në terapi intensive


Italia nuk po gjen qetësi nga Covid-19. Numri i viktimave ka shkuar në 1266 ditën e sotme ndërsa ai i të prekurve 17.660, 2116 më shumë se dje.

Lajmi është dhënë nga autoritetet italiane siç raporton ilmessaggero.

Të shëruarit nga koronavirusi thuhet në raport është 1439. Sipas kreut të Emergjencave Civile, Angelo Borrelli, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 7426 ndërsa ai i pacientëve në terapi intensive 1328.

Mosha mesatare e personave që kanë humbur jetën është 80 vjeç thuhet në raport ndërsa gratë përbëjnë 25% të viktimave.

Gjatë konferencës për shtyp, Borrelli tha gjithashtu se vetëm ditën e sotme në vend ishin shpërndarë 1 milion maska me numrin e përgjithshëm të tyre në 5 milionë që prej nisjes së epidemisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *