Vendosni fjalën kyçe....

Katër humbje jetë lidhur me Covid-19 në vend, 659 raste të reja


Bie ndjeshëm numri i viktimave lidhur me Covid-19 në vend.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën në spitale katër persona, tre qytetarë nga Tirana dhe një nga Tepelena të moshave 62-89 vjeç.

Nga 3487 testime të kryera janë gjetur 659 raste të reja me koronavirusin e ri.

Në spitalet covid në Tiranë e tre spitalet rajonale po trajtohen 392 pacientë, 25 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *