Vendosni fjalën kyçe....

Ish-shefi i Shtabit fiton gjyqin ndaj Metës e Ministrisë së Mbrojtjes


Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, Gjeneral Bardhyl Kollçaku ka fituar gjyqin me presidentin Meta e Ministrinë e Mbrojtjes lidhur me shkarkimin e tij nga detyra para kohe.

Gjykata Administrative i ka dhënë të drejtë Kollçakut duke vendosur që atij t’i paguhet rroga por jo kthimin në detyrë.

Ai u lirua nga detyra një muaj para se t’i përfundonte emërimi. Kollçaku kërkoi në gjykatë ruajtjen e statusit, marrjen e pagës si dhe rikthimin në detyrë.

Kollçaku ishte shef i Shtabit të Përgjithshëm në kohën e ministres Mimi Kodheli e u largua pas marrjes së detyrës nga Olta Xhaçka.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *