Vendosni fjalën kyçe....

Plagosen me armë zjarri dy vëllezër në Shkodër (Emrat)


Dy vëllezër kanë mbetur të plagosur më armë zjarri në Shkodër. Bëhet fjalë për Genti dhe Marjan Doçi, 30 e 23 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotmë në fshatin Bardhaj ndërsa sipas policisë rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

Dy vëllezërit janë dërguar në spital ku janë jashtë rrezikut për jetën.

Dy vëllezërit Doçi janë kushërinj me Gentian Doçin, i cili është shpallur në kërkim nga policia lidhur me pengmarrjen e zhdukjen e Jan Prengës në Kamëz. Gentian Doçi është në kërkim edhe nga drejtësia italiane pasi akuzohet për trafik kokaine.

Ata po udhëtonin me një mjet tip ‘Audi’ kur janë qëlluar me breshëri, duke mbetur të plagosur.

Njoftimi

Rreth orës 19.45, në fshatin Bardhaj, në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy vëllezërit M.D.,  23 vjeç dhe H.D., 30 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, forcat Shqiponja dhe ato të Sektorit Kundër Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar edhe grupe të FNSH Shkodër , me qëllim rrethimin e zonës dhe krehjen e saj për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon veprimet për sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes, identifikimit dhe kapjes së autorëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *