Vendosni fjalën kyçe....

Identifikohet autori i dyshuar i plagosjes së vëllezërve Doçi në Shkodër


Është identifikuar autori i dyshuar i plagosjes së dy vëllezërve Hot e Marian Doçi mbrëmjen e sotme në Shkodër. Ai është Besmir Perkola dhe është shpallur në kërkim nga policia.

Dy vëllezërit Doçi i qëlluan në fshatin Bardhaj teksa udhëtonin me një mjet ‘Audi’ pa targa. Ata u dërguan në spital ku janë jashtë rrëzikut për jetën.

Ata janë kushërinj me Gentian Doçin, i cili është shpallur në kërkim nga policia lidhur me pengmarrjen e zhdukjen e Jan Prengës në Kamëz.

Gentian Doçi është në kërkim edhe nga drejtësia italiane pasi akuzohet për trafik kokaine. Ata po udhëtonin me një mjet tip ‘Audi’ kur janë qëlluar me breshëri, duke mbetur të plagosur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *