Vendosni fjalën kyçe....

Shiu përmbyt rrugët në Durrës, në Lezhë disa fshatra pa energji


Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytjen e disa rrugëve në Durrës e Lezhë duke vështirësuar mjaft qarkullimin e mjeteve dhe njerëzve.

Në Durrës problemet janë shfaqur në disa rrugë si ato pranë stadiumit ‘Niko Dovana’ apo rruga që të çon drejt plazhit të Currilave.

Edhe në Lezhë reshjet e dendura kanë bërë që lumenjtë Drin e Mat të rrisin nivelin megjithatë në qytet nuk ka pasur probleme të mëdha për sa i përket përmbytjeve.

Ndërkohë disa fshatra në qarkun e Lezhës kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të defekteve.