Vendosni fjalën kyçe....

Me rritjet e të vaksinuarve nis rihapja e bareve dhe restoranteve në SHBA


Në Shtetet e Bashkuara janë kryer 100 milionë doza vaksinash kundër koronavirusit. Presidenti Joe Biden ka premtuar fundin e majit si afatin për kthimin në jetën normale.

Në Nju Jork, baret, restorantet dhe kinematë i kanë hapur dyert.

Në Los Anxheles, adhuruesit e kinemasë mundën të kthehen në salla, përballë ekranit të madh pas një viti të gjatë mbylljeje.

“Ne ishim këtu edhe dje. Nuk ngopemi me filma, ndaj dhe jemi kthyer sërish”, shprehet një qytetar.

“Ne sapo u vaksinuam dhe nuk na besohet që mund të kthehemi sërish në kinema. Më duket sikur Amerika ka kaluar një epokë dhe ndihem sikur ajo po rikthehet, sikur ka një lloj normalizimi. Por në të njëjtën kohë mundohemi të ruajmë sigurinë e shëndetit”, tha një tjetër

Sallat e kinemasë në mbarë Shtetet e Bashkuara u mbyllën rreth 1 vit më parë si pasojë e koronavirusit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *