Vendosni fjalën kyçe....

Abuzimi seksual i 11-vjeçares, qindra qytetarë protestojnë në Prishtinë (Fotot)


Qindra qytetarë kanë dalë në një protestë në Prishtinë lidhur me ngjarjen e rëndë të para katër ditëve ku një e mitur 11-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga pesë persona.

Qytetarë të shumtë mbushën rrugët e kryeqytetit të Kosovës ndërsa mes tyre kishte edhe artistë e politikanë.

Më herët lidhur me ngjarjen e rëndë u dorëhoq drejtori i Policisë së Kosovës Sabedin Mehmeti i cioi theksonte se e bënte këtë në shenjë të ndërgjegjes personal.

Abuzimi seksual për të cilin akuzohen pesë persona ka ndodhur nmbrëmjen e 27 gushtit nga ora 17 e 30 e pasdites deri afër mesnatës. Deri tani policia ka arrestuar Gent Rexhepin, Xhabir Salihun, Gentrit Jasharin, Ekrem Rexhepin e Gent Rexhepin.