Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti i Tanzanisë ndahet nga jeta, pas thashethemeve se ishte me koronavirus


Presidenti i Tanzanisë John Magufuli ka vdekur në moshën 61 vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga zv.presidentja Samia Suluhu Hassan, e cila tha gjatë një fjalimi për shtypin se Magufuli kishte ndërruar jetë të mërkurën në spital, për shkak të një ndërlikimi në zemër.

Magufuli nuk ishte parë në publik për më shumë se dy javë dhe thashethemet kishin qarkulluar për shëndetin e tij.

Politikanët e opozitës thanë javën e kaluar se ai ishte infektuar me Covid-19, por kjo nuk është konfirmuar.

Magufuli ishte një nga skeptikët më të shquar të Afrikës për koronavirusin dhe madje kishte bërë thirrje për lutje dhe për terapi me avull të infektuar me barëra për t’iu kundërvënë virusit. Ai kishte përqeshur efikasitetin e maskave, shprehur dyshime në lidhje me testimin dhe ka ngacmuar vendet fqinje të cilat imponuan masa shëndetësore për të frenuar virusin.

Tanzania nuk ka publikuar detaje të rasteve me koronavirus që nga muaji maj, dhe qeveria ka refuzuar të blejë vaksina.

“Me keqardhje të thellë ju informoj se sot… ne humbëm udhëheqësin tonë trim, presidentin e Republikës së Tanzanisë, John Pombe Magufuli.”– tha zonja Hassan, citon BBC.

Ajo shtoi se do të kishte 14 ditë zie kombëtare dhe flamujt do të valëviten në gjysmë shtizë.

Sipas kushtetutës së Tanzanisë, zonja Hassan do të betohet si presidentja e re.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *