Vendosni fjalën kyçe....

E zhytur në baltë, shpërthen granata e vjetër te Liqeni i Thatë


Një shpërthim ka ndodhur sot në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, duke vënë në alarm qytetarët.

Por policia ka njoftuar se Forcat xheniere kanë kryer një shpërthim të kontrolluar, pasi ishte gjetur një granatë e vjetër në baltë.

“Me datë 18.03.2021, tek Liqeni i thatë, nga forcat xheniere është bërë një shpërthim i kontrolluar i një granate të vjetër të gjendur në baltë.”– ka njoftuar sot policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *