Vendosni fjalën kyçe....

Basha takim me peshkatarët në Vlorë: Do ndërtojmë tregje në qytetet bregdetare e do ju subvencionojmë


Kreu i PD-së ka qenë sot në Vlorë për t’u takuar me qytetarët dhe mbështetësit e forcës politike që drejton.

Pas një bashkëbisedimi me artistët e qytetit bregdetar, ai është takuar me peshkatarët, të cilëve u ka shpalosur programin e qeverisë së tij për këtë sektor.

Basha tha se qeveria e re do subvencionojë rrjetat e peshkimit në masën 100% si dhe do ndërtojë një treg peshku në të gjitha qytetet bregdetare.

“Subvencionimin 100% e rrjetave dhe ndërtimit të një tregu peshku kudo në qytete bregdetare që prodhimi i tyre të mos shkoj kot dhe djersa e tyre të kthehet në mirëqenie për ta. Kemi mundësi të arta për ta kthyer peshkimin në një degë të rëndësishme, Nëpërmjet turizmit dhe peshkimit, Greqia doli nga kriza. Financimin e infrastrukturës së mirëmbajtjes, aty ku do të shërbejnë, që shpenzimet që bëjnë në Greqi Itali, t’i bëjnë në Shqipëri. Grante për të përmirësuar flotën e peshkimit. Më premtuan që në 25 prill, nuk do dalin në det pa hedhur votën për ndryshim.” – tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *