Vendosni fjalën kyçe....

Digjet brenda oborrit të shtëpisë makina në Vlorë


Një mjet është përfshirë nga zjarri gjatë natës në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit në lagjen ‘24 Maji’.

Mjeti në pronësi të 29-vjeçares me iniciale V.H. është djegur plotësisht, ndërsa ka qenë brenda oborrit të shtëpisë.

Sipas policisë dyshohet se djegia ka qenë e qëllimshme.