Vendosni fjalën kyçe....

Rriten viktimat dhe rastet e reja të Covid-19 në Maqedoninë e Veriut


Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 24 viktima dhe 999 raste të tjera të COVID-19.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 113.929, ndërsa ai i viktimave në 3.364.

Institucionet shëndetësore kanë regjistruar 543 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 98.676 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 571.068 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.627 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut ka 11.889 raste aktive me COVID-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *