Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Basha nuk është i pozicionuar qartësisht në opozitë, duhet të ishte krah çdo demokrati


I ftuar te “5Pyetjet nga Babaramo” Gazment Bardhi deklaroi se rrugët me Lulzim Bashën i ka ndarë.

Ai u shpreh se Basha nuk është i pozicionuar qartësisht në opozitë, ndërkohë që duhet të ishte krah çdo demokrati.

“Lulzim Basha nuk është i pozicionuar qartësisht në opozitë, ndërkohë që duhet të ishte krah cdo demokrati, opozitar në betejë kundër Edi Ramës. Rrugët tona ndahen në këtë pikë. Unë kam kundërshtar Edi Ramën. Kjo është e vetmja studio ku diskutohet për bashkimin e opozitës, ky është lajm i keq për Edi Ramën” tha ai.