Vendosni fjalën kyçe....

Lëvizte me armë nëpër Tiranë, arrestohet 20-vjeçari nga Libani


Policia në Tiranë ka vënë në pranga një 20-vjeçar të huaj, i cili akuzohet se qarkullonte me armë zjarri me vete.

I riu me inicialet M.B, një shtetas libanez, arriti të ndalohej falë bashkëpunimit të qytetarëve.

“Si rezultat i rritjes së besimit të qytetarëve tek Policia është marrë informacion se një i ri po qarkullonte me armë zjarri në zonën e Laprakës.

Menjeherë është organizuar puna për lokalizimin, kapjen dhe prangosjen e tij.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, Forca e Posaçme ‘Shqiponjat’ ka bërë të mundur që në rrugën “Lord Bajron” të lokalizonte personin e dyshuar dhe ta shoqëronte atë në ambientet e Policisë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga Komisariati i Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit libanez M. B., 20 vjeç, për veprën penale ‘Armëmbajtja pa leje’.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.”– thuhet në njoftimin e policisë.