Vendosni fjalën kyçe....

Basha pas takimeve në Kamzë dhe Vorë: Qytetarët duan ndryshimin, nuk mund të vazhdohet me Ramën


Kreu i PD-së Lulzim Basha pas takimeve të zhvillua ditën e sotme në Vorë, Kamzë dhe Marikaj ka shkruar se qytetarët presin ndryshimin më 25 prill.

Basha thotë se ka dëgjuar nga njerëzit të njëjtën bindje ku nuk mund të vazhdohet më me kryeministrin Edi Rama.

Sot në Vorë, Kamzë e Marikaj çdo qytetar që takova më konfirmoi se Shqipëria kërkon ndryshim, sepse Shqipëria ka nevojë urgjente për ndryshim.

Nga çdo qytetar që takova dëgjova të njëjtën bindje: pas 8 vitesh me Ramën, vendi nuk mund të vazhdojë kështu. Të njëjtën bindje se ne duhet të ndryshojmë dhe koha është tani.

Në Vorë, në Kamzë, në çdo shtëpi që hyra, në çdo rrugë që kalova mora mesazhin e qartë se janë pikërisht qytetarët ata që do ta sjellin ndryshimin me votën e tyre më 25 prill.

Prandaj ne jemi bashkuar për ta sjellë këtë ndryshim dhe për të nisur punën për qytetarët shqiptarë dhe për ta futur Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Më 25 prill, të gjithë së bashku do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do të fitojë!”-shkruan Basha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *