Vendosni fjalën kyçe....

Albin Kurti pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve: Mundësi e madhe për Kosovën


Kreu i Vetëvendosjes e ka quajtur një mundësi të madhe për Kosovën e ditë të mirë për Republikën certifikimin sot të rezultateve.

Sipas rezultateve zyrtare, forca politike e drejtuar nga Kurti ka marrë 50.28% të votave.

“Çertifikimi i rezultateve u bë sot. Fitoi referendumi, fituam në referendum: 50,28%. Ditë e mirë për Republikën. Shans i madh për Kosovën. Ju falemnderit të gjithë qytetarëve dhe mërgatës për votën e tyre me 14 shkurt, të gjithë anëtarëve e aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për punën dhe angazhimin e tyre, të gjithë kandidatëve të listës sonë 127 për përfaqësimin dhe kontributin e tyre. U jam mirënjohës përzemërsisht e përjetësisht të gjithëve. Fitorja është e secilit prej jush. Fituam KREJT, ecim DREJT. Urime!” – shkruan Kurti në Facebook.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *