Vendosni fjalën kyçe....

12 humbje jete në vend, 698 raste të reja me Covid-19


12 humbje jete kanë ndodhur në vend lidhur me Covid-19.

Në raportin e përditësuar të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se viktimat janë 3 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Lushnja,1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 53-79 vjeç.

Nga 3463 testime të kryera janë gjetur 698 persona të prekur nga koronavirusi i ri.

Në katër spitalet covid në Tirane e tre spitale rajonale po kurohen 492 pacientë, me 24 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Për sa u përket vaksinimeve, në vend janë vaksinuar sot 1018 persona duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyrë në 24,653.