Vendosni fjalën kyçe....

‘Drejtësi për Diegon’- Tifozët e legjendës së futbollit kërkojnë ndëshkimin e ‘fajtorëve’ për vdekjen e Maradonës


Familja dhe tifozët e Diego Maradonës kanë organizuar një protestë në Buenos Aires për të rritur presionin mbi hetimin për vdekjen e legjendës së futbollit argjentinas, pasi ata besojnë se bëhet fjalë për një vrasje.

Qindra protestues u dyndën në monumentin e Obeliskut në Buenos Aires të mërkurën në mbrëmje për tubimin ‘Drejtësi për Diego’. Ky tubim u quajt kështu nga ish-gruaja e Maradonës, Claudia Villafane, fëmijët e tij dhe anëtarët e tjerë të familjes.

Protestuesit tundën flamuj me imazhin dhe numrin e fanellës së Maradonës, kënduan këngë për nder të tij dhe brohorisnin parrulla.

Kujtojmë se Maradona vdiq nëntorin e kaluar në moshën 60 vjeçare në shtëpinë e tij në periferi të Buenos Aires-it, pak pasi iu nënshtrua një operacioni në tru për të trajtuar një mpiksje gjaku. Protestuesit besojnë se vdekja e tij ishte rezultat i keqtrajtimit nga shoqëruesit e tij, duke përfshirë ekipin mjekësor.

“Ai nuk vdiq, ata e vranë atë!”– thanë organizatorët e tubimit në mediet e tyre sociale, duke shpjeguar pse ata kërkojnë një gjyq dhe dënim për ata që janë fajtorë.

Ish-futbollisti i ndjerë konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e futbollit dhe arriti statusin të konsiderohej si “gjysmëperëndi” në vendin e tij të lindjes.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *