Vendosni fjalën kyçe....

Kamioni përplaset me makinën në Librazhd, s’dihet nëse ka të lënduar (FOTO)


Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Librazhd, ku një kamion është përplasur me një makinë.

Sikurse shihet edhe në foton e mësipërme, përplasja ka qenë shumë e fortë saqë mjeti më i vogël ka mbetur i dëmtuar rëndë në pjesën e përparme të tij.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, për të cilin ende nuk ka informacione nëse ka njerëz të lënduar apo jo.

 (Lajmi në përditësim…)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *