Vendosni fjalën kyçe....

“Ekipi i PD-së si parking makinash”- Idrizi i kundërpërgjigjet Ramës: Po shkoi në spital, s’ta kthejnë më mbrapsht


Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka reaguar pas sulmeve të vazhdueshme që i ka bërë kryeministri Edi Rama personalitetit të tij dhe të figurave të tjera të PD-së dhe aleatëve.

Madje sot, Rama e konsideroi skuadrën e PD-së dhe aleatëve të krijuar për zgjedhjet e 25 Prillit si “një ekip që ngjan si parking makinash të vjetra”.

Si kundërpërgjigje Idrizi teksa ka publikuar një kolazh fotosh të kryeministrit Rama, për të cilin thotë se “ka rroitur”.

“Lidheni se ka rroitur Edvin Rama. Sot mu kujtua miku im Kim Mehmeti:
Më thotë në një nga bisedat tona: Shpëtim nuk është faji i Ramës po i joni si popull, se: EDVIN RAMËN PO SHKOI NË SPITAL S’TA KTHEJNË MË MBRAPSH…”-
shkruan Idrizi.

Sot Rama krijoi disa kolazhe të figurave të opozitës, duke i vënë përballë kandidatëve të tij.

Ai i sulmoi figurat e opozitës, mes të cilëve edhe Idrizin duke thënë: “Kijeni mirë parasysh. Është shumë e rëndësishme, problemi i ynë më i madh janë kundërshtarët e ç’organizuar, të çoroditur, të çatrafiluar, të cilët kanë bërë gjithçka për ta humbur ndeshjen.

Programe pa lidhje, lidership pa karakter dhe një ekip i mos o zotshëm, një ekip që ngjan si parking makinash të vjetra. Ca të karamboluara, ca me dy rrota, të gjitha pa motor. Luli si roje parkimi që fle gjumë. Monika që i bie borisë për ta ndaluar autokolonën tonë drejt fitores.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *