Vendosni fjalën kyçe....

Këputen kabllot e ashensorit, vdesin 11 punonjës në veri të Kinës


11 punonjës kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi u këputën kabblot e ashensorit në një kompleks ndërtimi në Kinën Veriore, shkruan “Fox News“.

Radioja “The Voice of China” njoftoi se aksidenti ndodhi herët në mëngjes në qytetin Hengshui të provincës Hebei.

Ky është aksidenti më i fundit industrial, me viktima. Në muajin mars, 78 persona u vranë gjatë shpërthimit në një fabrikë kimike në Jiangsu ku kishte shkelje të shumta të sigurisë, duke e bërë atë një nga aksidentet më të rënda industriale në Kinë gjatë viteve të fundit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *