Vendosni fjalën kyçe....

Shkencëtarët japin alarmin: Po mbaron rëra në botë


Lënda e parë më e konsumuar në botë pas ujit dhe një përbërës thelbësor në jetën e përditshme të njerëzve po zhduket dalëngadalë, paralajmërojnë shkencëtarët. Rëra mund të bëhet një burim i pakët për shkak të kërkesës së lartë, thonë ata.

“Ne thjesht mendojmë se rëra është kudo. Asnjëherë nuk kemi menduar se rëra mund të mbarojë, por kjo gjë po fillon në disa vende.” – tha një shkencëtar i klimës me Programin e Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) Pascal Peduzzi gjatë një seminari të organizuar nga ‘Chatham House’.

“Ka të bëjë me parashikimin e asaj që mund të ndodhë në dekadën e ardhshme apo më shumë sepse nëse nuk shohim përpara, nëse nuk parashikojmë, do të kemi probleme masive në lidhje me furnizimin me rërë, por edhe në lidhje me planifikimin e jetës.” – shtoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *