Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet në Peru murali i rrallë antik, daton 3200 vite më parë


Gjendet në Peru një mural antik që daton rreth 3200 vite më parë. Ai thuhet se u gjet nga vendasit të cilët po përpiqeshin të zgjeronin plantacionet e tyre.

Një pikturë murale e madhe që daton rreth 3200 vjet më parë u zbulua nga arkeologët në Peru, raporton Daily Mail.

Sipas gazetës, murali përshkruan një ‘zot merimangë’ që mban ‘thika të ndryshme’, me gjasë një objekt i nderimit të njerëzve që i përkasin kulturës Cupisnique e cila ‘dominonte pjesën bregdetare veriore të Perusë rreth 1.000 para erës sonë’.

“Ajo që kemi këtu është një faltore që do të kishte qenë një qendër ceremoniale mijëra vjet më parë.” – tha arkeologu Regulo Franco Jordan, siç citohet nga gazeta.

“Merimanga në faltore është e lidhur me ujin dhe ishte një kafshë tepër e rëndësishme në kulturat para-hispanike. Ka të ngjarë që të ketë qenë një ceremoni e veçantë, e shenjtë e ujit e mbajtur midis janarit dhe marsit kur nisnin shirat.” – tha arkeologu.

Vendi thuhet se u zbulua nga vendasit të cilët ishin duke përdorur makineri të mëdha për të zgjeruar plantacionet e tyre dhe një pjesë e konsiderueshme e relikes përfundoi duke u shkatërruar.

Aktualisht, monumenti po mbrohet nga dëmtimet e mëtejshme, pasi zyrtarët mësuan për praninë e tij, shton gazeta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *