Vendosni fjalën kyçe....

Sot afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë


Këtë të hënë është fati i fundit për partitë politike në vend, që të dorëzojnë emrat e kandidatëve të tyre për deputetë që do të që garojnë për zgjedhjet e 25 prillit.

KQZ ka përcaktuar si afat të fundit për dorëzimin e listave orën 00:00.

Opozita e bashkuar ka lidhur një marrëveshje parazgjedhore ku PD dhe aleatët do të garojnë në një listë të përbashkët, ndërsa LSI do të garojë më vete. Megjithatë edhe PD dhe LSI kanë lidhur sëbashku një marrëveshje për një koalicion paszgjedhor.

Nga ana tjetër, PS nuk ka bërë deri tani asnjë marrëveshje.

Sjellim ndërmend se presidenti Ilir Meta, i është drejtuar me një kërkesë qeverisë, ministrisë së Brendshme dhe Kuvendit që të shtyhet afati i kartave të identitetit që skadojnë para 25 prillit. Kjo në mënyrë që të garantohet pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje.

“Një numër i madh qytetarësh rrezikojnë të mos marrin dot pjesë në zgjedhje për shkak të skadimit të afatit të përdorimit/vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit, përpara apo deri në datën 25 prill 2021.”– shprehte shqetësimin ai.

Të njëjtën kërkesë ka bërë dhe kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi i cili shprehej se kjo shtyrje do shërbejë për të lejuar të gjithë personat me të drejtë vote që të votojnë në zgjedhjet e pas dy muajve.