Vendosni fjalën kyçe....

Gjenden trupa të varrosur në kopshtin e ish-oficerit të policisë në El Salvador


Trupat e të paktën tetë personave janë gjetur të varrosur në kopshtin e shtëpisë së një ish-oficeri policie në El Salvador.

Sipas BBC-së, varret mund të kenë akoma më shumë trupa, shumica e të cilëve mendohet të jenë gra ose vajza.

Zhvarrosja e të gjithë trupave mund të zgjasë edhe një muaj. Policia beson se gjetja e këtyre varreve zbulon një rrjet të fshehtë vrasjesh që funksionon prej një dekade.

El Salvador ka një nga nivelet më të larta të Amerikës Latine për vrasje të grave, vrasjen e një gruaje ose vajze për shkak të seksit të saj.

Ish-oficeri Hugo Ernesto Osorio Chávez, 51 vjeç, u arrestua në qytetin Chalchuapa këtë muaj për vrasjen e një gruaje 57-vjeçare dhe vajzës së saj 26-vjeçare. Ish-oficeri, i cili ishte hetuar edhe më parë për krime seksuale, pranoi vrasjen e gruas dhe vajzës së saj.

Por kur ekipet mjeko-ligjore kontrolluan shtëpinë e tij rreth 78 kilometra në veri të kryeqytetit, San Salvador, ata gjetën të paktën shtatë gropa me trupa, disa prej të cilëve mund të ishin varrosur deri në dy vjet më parë.

Të Premten, prokurori Max Muñóz tha se tetë trupa ishin gjetur në njërin prej varreve. Ai tha se testet e ADN-së do të kryhen për të përcaktuar identitetin e viktimave.

Të paktën 10 persona po përballen me akuza lidhur me këtë, përfshirë ish-policë, ish-ushtarë dhe trafikantë njerëzish.

Drejtori i policisë kombëtare të El Salvadorit, Mauricio Arriaza Chicas thotë se Osorio Chávez mund të ketë vrarë njerëz për një dekadë me radhë.

“Ai na tha që i gjente viktimat në mediat sociale dhe i kërkonte ato, duke i joshur me ëndrrën amerikane.”– ka thënë Chicas për Associated Press (AP).

Prokurorët thonë se mes viktimave ka edhe vajza të moshës 2-vjeçare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *