Vendosni fjalën kyçe....

Balla thumbon Kryemadhin dhe Bardhin nga Prrenjasi: Nuk besoj se i beson dikush se mund të bëjnë diçka


Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla ka thumbuar nga një takim me gra dhe vajza në Prrenjas, Kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin dhe si homologun e tij në PD, Gazment Bardhin.

Balla thotë se si PD dhe LSI e kanë qeverisur Prrenjasin dhe nuk i beson më askush.

“Përrenjasi i ka provuar edhe PD edhe LSI në drejtimin vendor. Ne këtu qeverisim prej një viti e gjysmë. Populli i Përrenjasit di ta bëjë diferencën. Unë nuk besoj që ka një nënë apo vajzë në Përrenjas që mund t’ja besojë votën Monika Kryemadhit. Shqiptarët i njohin kush janë dy familjet që e kanë marrë Shqipërinë peng këto 30 vite. Mjaft më! A mundet të besojë dikush se Monika Kryemadhi apo Gaz Bardhi mund të bëjnë diçka për Përrenjasin?”- tha  Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *