Vendosni fjalën kyçe....

Luigi Soreca: Kandidatët të kenë integritet se jemi në pikën e nisjes së negociatave


Dy ditë para afatit të fundit për dorëzimin e emrave të kandidatëve per deputetë nga partitë politike, ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca, bën apelin e fundit ndaj partive shqiptare që të paraqesin lista me emra të pastër dhe figura me integritet.

Ndërsa ishte i ftuar në studion e “News24”, Soreca kërkoi zbatimin e plotë të ligjit të dekriminalizimit. Një thirrje kjo e përsëritur disa herë edhe nga ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim.

“Ligji i dekriminalizimit duhet të zbatohet plotësisht, Pse? Sepse jemi në pikën e nisjes së negociatave dhe parlamenti i ri duhet t’u nënshtrohet reformave në fusha të tilla si lufta kundër krimit të organizuar, korrupsioni, dhe për ta bërë këtë duhet të keni standarde të larta integriteti të anëtarëve të parlamentit. E hëna është afati për prezantimin e kandidaturave. Presim me padurim të shohim listën dhe ne sigurisht do të bëjmë vlerësimin tonë.”- u shpreh Soreca.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *