Vendosni fjalën kyçe....

Edi Rama s’do kthehet pa gjë në Tiranë, tre dhuratat që mori sot nga italianët (FOTO)


Me rastin e 30-vjetorit të eksodit të shqiptarëve në Itali, kryeministri Edi Rama ndodhej në shtetin fqinj ku pati disa organizime me këtë rast.

E nga takimet e tij në Itali, ai nuk doli duarbosh por do të kthehet në Tiranë me të paktën tre dhurata, në rast se s’do marrë edhe ndonjë dhuratë të katërt apo të pestë në vazhdim.

Fillimisht guvernatori i Puglias Michele Emiliano i dha atij çmimin “Rrënjët e Puglias”, një çmim që siç shpjegoi guvernatori është hera e parë që i jepet një qytetari që nuk është nga Puglia. Kjo me motivacionin për ndihmën e dhënë për Puglian me mjekë, kur vendi ishte në momentin më të vështirë për shkak të luftës me Covid.

Më vonë, ishte kryebashkiaku i Barit Antonio Decaro, ai i cili i dorëzoi atij një pikturë. Piktura siç shpjegoi kryebashkiaku, ishte realizuar nga një fans barez i kryeministrit Edi Rama, që e kishte patur idhull atë që pa u bërë ende kryeministër.

Pastaj Decaroi i dorëzoi atij edhe një dhuratë tjetër, ikonën e shenjtores Shën Nikolla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *