Vendosni fjalën kyçe....

Digjet makina në Sarandë


Një makinë është përfshirë nga flakët në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18 e 20 në lagjen 4 ndërsa sipas policisë, dyshohet se flakët janë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.

Mjeti i djegur është në pronësi të një personi me iniciale M.B.

Njoftimi

“Rreth orës 18:20, në lagjen nr.4, Sarandë, ka rënë zjarr, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike, në një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit M. B, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”