Vendosni fjalën kyçe....

Këshilli Kombëtar vendos djegien e mandateve, Basha: I bindemi sovranit!


 

Këshilli Kombëtar i PD-së vendosi sot për të djegur mandatet parlamentare.

“I bindemi urdhërit të sovranit”, theksoi kryedemokrati Basha para selisë së PD-së, ku ishin mbledhur dhjetëra demokratë që brohorisnin.

“Sovrani është populli, janë qytetarët, jeni ju!”, shtoi më tej, duke lajmëruar edhe protestën për nesër në orën 10:00

“Shqiptarët do të kenë në krahun e tyre PD-në, njerëzit tanë do të jenë në krahë të qytetarëve si qytetarë të thjeshtë për të vendosur që kurrë më në Shqipëri të mos vendoset më një regjim tjetër diktatorial!”, tha Basha.

ME VIDEO-Momenti kur Basha flet para demokratëve në oborrin e selisë së PD-së:

Lulzim Basha vendosi t’u propozonte strukturave të PD-së të dielën djegien e mandateve parlamentare.

“Kam vendosur t’i propozoj grupit parlamentar dhe forumeve më të larta politike djegien e mandateve të deputetëve tanë!”, tha në deklaratën e posaçme për mediet, të dielën kryedemokrati Basha.

“Nuk kemi përballë një parti politike por një bandë.”, theksoi Basha, duke shtuar se deri më tani kanë ndjekur të gjitha rrugët legjitime.

“Duhet një qeveri që përfaqëson popullin”, tha më tej kryedemokrati.

Sot demokratët kanë përpiluar edhe kërkesën zyrtare për Kuvendin e Shqipërisë, nëpërmjet së cilës do të heqin dorë nga mandati.

 

Opozita ka shkruar qartësisht se kërkon një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. 4 kërkesat e opozitës janë: Zgjedhje të parakohshme të përgjithshme, zgjedhje të lira dhe të ndershme, krijimi i klimës së besimit për Reformën në Drejtësi dhe përshpejtimi i negociatave për anëtarësimin në BE. /Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *