Vendosni fjalën kyçe....

Papa Françesku do të shkojë në Irak pavarësisht rrezikut: S’mund t’i zhgënjejmë njerëzit për herë të dytë


Papa Françesku ka deklaruar se do të shkojë në Irak, atje ku paraardhësi i tij John Paul nuk u lejua të shkonte në vitin 2000.

Në një deklaratë të mërkurën, Papa tha se donte të shkonte sepse “njerëzit nuk mund të zhgënjehen për herë të dytë”.

Udhëtimin e tij në Irak, Papa Francsesku pritet ta nisë të premtën dhe u kërkoi besimtarëve që të luten që kjo vizitë “të bëhet në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të sjellë frytet e dëshiruara”.

Ai nuk e përmendi përkeqësimin e situatës së sigurisë në Irak, ku më herët gjatë të mërkurës, të paktën 10 raketa ranë në një bazë ajrore të Shteteve të Bashkuara dhe forcave irakene.

Sjellim ndërmend se Papa Gjon Pali u detyrua të anulonte një udhëtim të planifikuar në vitin 2000 për në Irak, pas dështimit të bisedimeve me qeverinë e udhëheqësit të atëhershëm, Saddam Hussein.

“Për disa kohë kam dashur të takoj ata njerëz që vuajtën kaq shumë dhe të takohem me atë Kishë martire.”– tha Papa Françesku, citon Reuters.

Komuniteti i krishterë i pakicës në Irak është shkatërruar nga luftërat dhe shtypja nga kryengritësit e Shtetit Islamik. Papa Françesku do të vizitojë ish-fortesën e Shtetit Islamik në Mosul, ku kishat ende mbajnë shenjat e konfliktit.

“Populli i Irakut po na pret. Ata po prisnin për Shën Papën Gjon Pali II, i cili nuk u lejua të shkonte. Populli nuk mund të zhgënjehet për herë të dytë. Le të lutemi që ky udhëtim të mund të kryhet mirë.”– tha ai.

Papa do të vizitojë gjithashtu Ur, vendlindjen e profetit Abraham, i cili nderohet nga të krishterët, myslimanët dhe hebrenjtë dhe do të takohet me klerikun e lartë mysliman shi’it të Irakut, Ajatollahun e Madh Ali al-Sistani, 90 vjeç.

“Në tokën e Abrahamit, së bashku me udhëheqësit e tjerë fetarë, ne gjithashtu do të bëjmë një hap tjetër përpara në vëllazërim midis besimtarëve.”– tha Françesku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *