Vendosni fjalën kyçe....

Miratohet rezoluta e Komisionit të Jashtëm të PE-së: Ndëshkimi i shitlberjes së votës, kusht kyç për negociatat


Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian miratoi sot raportin për Shqipërinë për sa i përket integrimit të vendit në BE. Raporti theksoi përmbushjen e 15 kushteve që duhen plotësuar për çeljen e negociatave.

Në këtë raport janë bërë disa amendime që janë futur nga bashkëreporteri për Shqipërinë, David Lega.

Aty theksohet ndër të tjera se ndëshkimi i shitblerjes së votës është kusht thelbësor që duhet plotësuar nga qeveria.

Po kështu raporti shpreh shqetësimin për rishikimin e të ashtuquajturit Ligj Antishpifje.

“…shpreh shqetësimin për akuzat e blerjes së votës dhe thekson se ndjekja penale për këtë çështje është ndër kushtet e vendosura nga Këshilli në 25 Mars 2020”.

“Mirëpret rezultatin pozitiv të marrëveshjes së 5 qershorit 2020, i cili zbatoi disa nga rekomandimet e OSBE/ODIHR, por vë në dukje dështimin për t’u mbështetur më tej në të dhe faktin se pavarësisht thirrjeve të përsëritura ndërkombëtare për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias, hapat e mëtejshëm u morën pa një konsensus të gjerë ndërpartiak që rezulton në miratimin e ndryshimeve të diskutueshme të Kodit Zgjedhor në tetor 2020 nga Parlamenti Shqiptar”.

“…Nënvizon problemet në lidhje me pastrimin e parave, veçanërisht në sektorin e ndërtimit dhe të pasurive të patundshme (AM 125)”;

“Inkurajon zbatimin e plotë të rekomandimeve të Komisionit të Venecias të 19 Qershorit 2020 për të paketën anti shpifje (AM 199, 201);

“Shpreh në mënyrë të përsëritur shqetësimin rreth masave të propozuara fillimisht nën të ashtuquajturën ‘paketë anti-shpifje’ (AM 197) dhe vëren se çdo rishikim i ligjeve të medias dhe Kodit Penal duhet të bëhet në një mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, duke garantuar se zërat dhe mendimet e shoqërisë civile, medias dhe gazetarëve të dëgjohen (AM 198, 202) me qëllim të përmirësimit të lirisë së medias dhe mjedisit të punës së gazetarëve të pavarur (AM 198, 202).” – thuhet ndër tjera në raport.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *