Vendosni fjalën kyçe....

Kaloi 16 net në spital, Princi Philip bëhet operacion në zemër


Duka i Edinburgut i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër, e cila ka rezultuar me sukses. Lajmi është konfirmuar pak më herët nga Pallati Buckingham.

Përmes një deklarate për mediet, Pallati Mbretëror tha se duka do të qëndronte në spital për trajtim, pushim dhe shërim për disa ditë.

Princi Philip, i cili është 99 vjeç, ka kaluar tashmë plot 16 net në spital.

Ai po trajtohej për një infeksion dhe u transferua të hënën në Spitalin St Bartholomeë në Londër për analiza dhe për të parë gjendjen e tij të zemrës.

Pallati Buckingham tha se ndërhyrja u zhvillua të mërkurën, siç shkruan BBC.

Kujtojmë se edhe në vitin 2011, Princi Philip u dërgua në spital me helikopter pasi kishte dhimbje gjoksi ndërsa familja mbretërore po përgatitej për Krishtlindje. Asokohe ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër.